Behuni pjese e ekipit dinamik te Evokhni sh.p.k

FILOZOFIA E PUNESIMIT NGA EVOKHNI SHPK

Evokhni shp.k është një kompani në evoluim,si ne madhesi ashtu dhe ne gamen e produkteve cilesore te saj, prandaj jemi gjithmonë në kërkim të punonjësve të rinj të talentuar.
Filozofia jone është e angazhuar për rritjen e diversitetit te fuqisë punëtore, duke siguruar një mjedis të shëndetshëm profesional për të gjithë punëmarrësit. Gjithashtu synon të sigurojë një ekuilibër sa më të mirë midis punës dhe jetës.

CFARË OFROJMË NE

Evokhni shpk është një nga punëdhënësit më korrektë dhe të përgjegjshëm në vend. Respekton në mënyrë rigoroze Kodin e Punës dhe të gjitha dispozitat dhe aktet e tjera ligjore të ratifikuara në Republikën e Shqipërisë duke siguruar të drejtat dhe liritë e plota të punonjësve. Përfitimet varen nga kategoria, niveli dhe vendndodhja e postit të punës. Kushtet specifike mund të ndryshojnë në varësi të llojit dhe kohëzgjatjes së kontratës.

PROCESI I REKRUTIMI DHE PËRZGJEDHJES

Rekrutimi dhe përzgjedhja nga Evokhni sh.p.k janë të bazuara në një proces transparent dhe të drejte, i nënshtrohen konkurrencës së hapur pa marrë parasysh gjininë, racën, ngjyrën, fenë ose bindjet, orientimin seksual, etninë ose origjinën sociale apo kombësinë. Rekrutimi udhëhiqet në mënyrë të vazhdueshme edhe nga parimi i barazisë gjinore për një raport sa më të drejtë midis burrave dhe grave në të gjitha nivelet e kompanisë.

Fazat e procesit të rekrutimit dhe përzgjedhjes
Në mënyrë që Kompania të sigurojë se parimet e rekrutimit dhe përzgjedhjes janë zbatuar siç duhet dhe në mënyrë të vazhdueshme, zakonisht procesi i rekrutimit dhe përzgjedhjes përfshin hapat e mëposhtëm.

  1. Publikimi i njoftimit për vend të lirë pune në sitet e brendshme dhe jashtë kompanisë
  2. Pranimi i aplikimeve
  3. Vlerësimi i të gjitha kërkesave dhe përgatitja e listës së kandidatëve të përzgjedhur
  4. Kontaktimi për intervistë/test vetëm i kandidatëve të përzgjedhur
  5. Në rastin kur shumë kandidatë plotësojnë kërkesat e pozicionit mund të kryhet një para-intervistë ose para-testim
  6. Intervistimi dhe testimi me shkrim për kandidatët e listës së shkurtër; zakonisht ftohen 3-5 kandidatë
  7. Verifikimi i referencave të punës dhe kredencialeve të arsimit
  8. Përzgjedhja
  9. Oferta e punës
  10. Verifikimi i referencave të punës dhe kredencialeve të arsimit
  11. Nënshkrimi i kontratës
  12. Informimi i palëve për rezultatin e procesit.

Ju lutem vini re se në rastin kur kandidati i zgjedhur mashtron /deformon të dhënat e tij Evokhni sh.p.k gëzon të drejtën të tërheqë ofertën e punës.

VENDE TE LIRA PUNE

……

Formulari i Aplikimit Online








    Pranoj Termat dhe kushtet e aplikimit duke derguar te dhenat e mia personale.


    Per cdo pyetje mund te na kontaktoni ne http://evokhni.com/kontakt