Lazanja me mish të grirë viçi

Lazanja me mish të grirë viçi

Përbërësit

  • 1 luge vaj extra i virgjër
  • 1 qepë e prerë hollë
  • 600g mish I grire vici
  • 1 karrote e prere ne copa
  • 1 kunguj te grira në copa të vogla
  • 2 thelpi hurdha të shtypura
  • 2 luge salcë domatesh
  • 2 luge miell
  • 400g salce domatesh te fresketa dhe borzilok
  • 1/4 filxhanit me gjethe borziloku te fresketa
  • 300ml pana per beshamelën
  • 1 vezë e rrahur lehtë
  • 2 djath pice
  • Djath parmixhano e grire për servirjen

Përgatitja

  • Hapi 1

Ngrohni me pare furren ne 200-180grade.  Lyeni me gjalp bazen e taves vendosni leter pjekjejes me nga 2 cm te hapur ne skaje te taves qe most e ngjitet pregatitja jone.

  • Hapi 2

Ngrohni vajin extra te virgjer ne nje tigan, shtoni qepet e prera imet dhe gatuajini per 5 min. Shtoni mishin e grire me pas karroten dhe kungullin e grire me cop ate vogla dhe gatuajini per 8 min. hidhni salce e domates dhe nje luge miell. Gatuajeni gjithashtu masen perreth 2 min me pas shtojini gjysem gote uje, dhe salcen e domateve te fresketa me borzilok, shtoni kripe dhe piper. Uleni nga pak ngorhtesine. Lereni te pushoje masen per 10 min.

  • Hapi 3

Kombinoni vezen, panan, miell, nje filxhan djath te grire dhe perziejini ne nje ene.

Hapi 4

Vendosni me rradhe nje shtrese me lazanja nje shtrese me masen dhe nje shtrese me salcene  beshameles se pregatitur. Perserisni hapat deri sa te perftohen disa shtresa. Sperkasni siperfaqen me masen me mish te grire te  mbetur, beshamelen dhe djathin e pices mbi te, dhe vendoseni ne pjekje.

Hapi 5

Vendoseni ne pjekje per 30 minuta deri sa djathi te shkrihet. Lereni te qendroje per 15 minutes jashte pasi te jete pjekur. Servireni me djath grana Padano ose parmixhano.

Ju befte mire!

Shto Koment

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e detyrara janë shënuar*